Advertisement

Takimi informal në Bruksel, Rama pritet nga Presidenti i Këshillit Europian

Takimi informal në Bruksel, Rama pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel ku sot është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel para takimit informalt mes krerëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të diskutohet problematikat në Ballkanin Perëndimor midis vendeve por edhe metodologjia e re e zgjerimit e cila prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.
Por Rama në Bruksel ndodhet edhe për Konferencën e Donatorëve ku pret që të mbledhë një shumë donacionesh sipas pritshmërive të tija. Por ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj zbuloi sot se pritshmëritë për Konferencën e Donatorëve janë 300- 350 milion euro të cilat do të shkojnë për banesat e reja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

news24,albania,balkanweb,lajme,shqip,lajm i fundit,sport,rrembim,vrasje,kulture,foto,video,

Post a Comment

0 Comments